Porosia zgjat 20 sekonda.

Pa dyqan, pa llogari, pa parapagim. Një mesazh, katër rreshta të dhëna, dhe pakoja niset.

Katër hapa, nga mesazhi te filxhani

  1. Shkruaj “ÇAJ” në Messenger

    Hapet biseda direkt me ne. Përgjigjet i japim vetë, në orët 10:00 dhe 20:00, çdo ditë.

  2. Dërgo të dhënat e dërgesës

    Emri e mbiemri, qyteti, adresa dhe numri i telefonit. Na thuaj edhe sa gram — nëse s'e di, të ndihmojmë të zgjedhësh.

  3. Konfirmo dhe prit postierin

    Të konfirmojmë totalin dhe adresën para se ta nisim. Pakoja vjen brenda 24 orëve.

  4. Hape, shikoje, pastaj paguaj

    Paguan te postieri vetëm pasi ta kesh pakon në dorë. Nëse fijet nuk janë të kuqe me erë shafrani, ia kthen dhe s'paguan asgjë.

Çka të na dërgosh

Emri e mbiemri
Qyteti
Adresa
Numri i telefonit
Sa gram

Kur përgjigjemi

Çdo ditë në orët 10:00 dhe 20:00. Përgjigjet i japim vetë, jo roboti.

Garancia

Nëse fijet nuk janë të kuqe me erë shafrani, ia kthen postierit dhe nuk paguhet asgjë.

Si duket një porosi e vërtetë

Nuk ka formular. Kopjoje këtë, ndrysho të dhënat dhe dërgoje — kaq mjafton për ta nisur pakon sot.

Shembull mesazhi

ÇAJ Arta Krasniqi Prishtinë Rr. Agim Ramadani 12, banesa 4 049 123 456 2 gram

Pyetje për porosinë

Dërgojmë vetëm brenda Kosovës.

Sa shpejt vjen porosia?

Brenda 24 orëve në tërë Kosovën, nëse porosia konfirmohet gjatë ditës. Postieri të kontakton në numrin që na jep.

#sa-shpejt
Po nëse s'jam në shtëpi kur vjen postieri?

Postieri të merr në telefon paraprakisht. Nëse s'je, ridërgohet ditën tjetër. Prandaj të lutemi na jep një numër ku përgjigjesh.

#nese-nuk-jam
A mund ta anuloj porosinë?

Po, pa problem — vetëm na shkruaj para se ta nisim. Nëse pakoja është nisur, thjesht mos e merr te postieri; nuk paguan asgjë.

#anulimi
A pranoni pagesë me kartelë ose bankë?

Për momentin jo. Vetëm pagesë në dorë te postieri — është më e thjeshtë dhe më e sigurt për ty, sepse paguan pasi ta shohësh mallin.

#kartele
A jepni faturë?

Për porosi personale jepet fletëdërgesa e postës. Për restorante dhe dyqane që kërkojnë faturë, na lajmëro paraprakisht.

#faturë

Gati? Shkruaj “ÇAJ”.

Nëse s’e di sa gram të marrësh, shkruaj dhe të ndihmojmë ta zgjedhësh.

Porosit në MessengerShiko çmimet dhe paketat
15 € / 1 g+ 2 € transport · paguhet te postieri
Porosit